Çfarë është SEO Analyzer
Një mjet auditimi teknik që kontrollon një faqe ose një sajt dhe, për çdo konstatim, tregon saktësisht si u mat.
Çfarë bën
SEO Analyzer merr një faqe, e analizon, dhe kthen një listë konstatimesh: çfarë është e rregullt, çfarë nuk është, dhe çfarë duhet ndryshuar.
Kontrollet janë 93 të veçanta, të ndara në nëntë fusha: meta, përmbajtje, teknike, performancë, siguri, aksesueshmëri, ndërkombëtare, të dhëna të strukturuara dhe lidhje. Secila prej tyre ka faqen e vet te /kontrollet, ku shpjegohet çfarë është, pse ka rëndësi dhe si rregullohet.
Ato faqe kanë edhe diçka që rrallë gjendet: një pjesë që thotë saktësisht cila klasë dhe cili rresht kodi e kryen matjen, dhe një pjesë tjetër që thotë çfarë ai rresht nuk e mat.
Pse çdo faqe thotë si matet
Shumica e mjeteve SEO japin një notë dhe një listë detyrash. Nuk thonë si u llogarit nota, çfarë u matur vërtet, dhe çfarë u supozua.
Kjo ka pasojë praktike: kur një mjet thotë "LCP 3,2 sekonda", ti nuk e di nëse ajo u mat në një shfletues real apo u vlerësua nga një formulë mbi HTML-në. Të dyja janë numra; vetëm njëri është matje.
Këtu secili konstatim e thotë. Kur diçka është vlerësim heuristik, faqja e quan vlerësim. Kur një kontroll sheh vetëm praninë e një etikete dhe jo vlerën e saj, faqja e thotë. Kur teksti që prodhon vetë analizuesi është i pasaktë, faqja ndjek matjen dhe e regjistron mospërputhjen.
Lista e plotë e këtyre mospërputhjeve është publike, te indeksi i kontrolleve. Ajo ka sot 33 zëra. Nuk është listë që do ta shkruante një departament marketingu; është arsyeja pse rezultatet e këtij mjeti mund të përdoren.
Çfarë nuk bën
Ky mjet nuk mat performancën reale në shfletues. Metrikat e përvojës — koha e ngarkimit të elementit më të madh, zhvendosja e pamjes, vonesa e ndërveprimit — llogariten me formula mbi HTML-në statike. Ato janë tregues, jo matje, dhe faqja e secilës e thotë hapur.
Nuk ka të dhëna për vëllimin e kërkimeve, konkurrencën e fjalëve kyçe apo pozicionet në rezultate. Ato kërkojnë burime të jashtme që ky sistem nuk i ka.
Nuk vlerëson cilësinë e tekstit. Ai mat gjatësi, strukturë dhe përsëritje — jo nëse teksti është i vërtetë, i dobishëm ose i shkruar mirë.
Dhe nuk jep vlerësim ligjor. Kontrollet e pëlqimit dhe të privatësisë shohin nëse disa elemente ekzistojnë në kod; ato nuk e zëvendësojnë një shqyrtim juridik.
Kufizimet për gjuhën shqipe
Një pjesë e analizuesve janë shkruar me fjalë kyçe angleze të fiksuara në kod. Kjo ka pasojë të drejtpërdrejtë mbi sajtet shqipe, dhe duhet ditur para se të lexohet ndonjë notë:
- Zbulimi i faqeve ligjore kërkon fjalët
privacy,terms,contact. Një lidhje/privatesiaose/kushtetnuk njihet, prandaj sajti raportohet sikur nuk i ka. - Lidhja e kapërcimit kërkohet me
#mainose#content. Një e shkruar shqip nuk zbulohet. - Lista e teksteve gjenerike të lidhjeve përmban vetëm shprehje angleze si
click here. - Numërimi i fjalëve dhe matja e lexueshmërisë janë kalibruar për anglishten; shkronjat
ëdheçi prekin rezultatet. - Lista e fjalëve të ndalimit për zbulimin e mbushjes me fjalë kyçe është krejt angleze, prandaj fjalë si
dheosepërmund të raportohen si mbushje.
Këto janë të regjistruara si mospërputhje dhe janë punë e hapur për portin te versioni i ri, jo veçori.
Për kë është
Për këdo që mban një sajt dhe do të dijë se ku janë problemet teknike, me arsyetimin e plotë.
Për agjenci dhe zhvillues që duhet t'i shpjegojnë klientit pse një ndryshim ka rëndësi — faqet e kontrolleve janë shkruar që të mund të dërgohen si lidhje, jo të përkthehen sërish.
Për këdo që ka lexuar një raport SEO dhe nuk e ka kuptuar se nga doli një numër.
Skanimi i një faqeje të vetme është i hapur për këdo dhe nuk kërkon llogari. Crawl-i i plotë i një sajti kërkon verifikim pronësie, sepse marrja e qindra faqeve nga një server i huaj pa leje nuk është diçka që duhet bërë me një klikim. Arsyetimi i plotë është te politika e crawl-it.
Nga u nxor kjo faqe
Çdo pohim më sipër është nxjerrë nga kodi ose nga plani, dhe këtu janë vendet e sakta. Nëse njëri prej tyre nuk përputhet me atë që lexove, faqja është gabim.
MASTER_PLAN/audits/61-ANALIZUESIT-INVENTAR.md:1content/kontrollet/index.json:1