Meta
Etiketat Twitter Card
Etiketat që kontrollojnë pamjen e lidhjes në X/Twitter; plotësuese ndaj Open Graph, jo zëvendësuese.
Çfarë është
Twitter Card është një grup etiketash <meta name="twitter:…"> që përcaktojnë formatin e kartës kur një lidhje ndahet në X (ish-Twitter). Etiketa kryesore është twitter:card, e cila zgjedh midis një karte me imazh të vogël anash (summary) dhe një karte me imazh të gjerë sipër (summary_large_image).
Platforma bie te Open Graph për fushat që mungojnë. Nëse ke og:title dhe og:image, karta ndërtohet gjithsesi — por formati mbetet ai i parazgjedhur, pra imazhi i vogël.
Pse ka rëndësi
Ndryshimi midis një karte me imazh të vogël anash dhe një me imazh të gjerë sipër është ndryshim i dukshëm në sipërfaqen që zë postimi. Për përmbajtje që mbështetet te ndarja, kjo është dallim real në shikueshmëri.
Pasoja është e kufizuar dhe duhet thënë hapur: kjo prek vetëm një platformë, dhe vetëm pamjen e postimit. Nuk ka ndikim te renditja në kërkim. Prandaj ky kontroll është informativ, jo paralajmërim — dhe kështu e trajton edhe mjeti.
Rasti ku mungesa kushton vërtet është kur faqja nuk ka as Open Graph. Atëherë nuk ka asnjë burim për kartën dhe lidhja shfaqet si tekst i thjeshtë.
Si rregullohet
Katër etiketat e zakonshme:
<meta name="twitter:card" content="summary_large_image">
<meta name="twitter:title" content="Riparim laptopësh në Prishtinë">
<meta name="twitter:description" content="Diagnostikim falas, riparim brenda 48 orësh.">
<meta name="twitter:image" content="https://shembull.com/img/ndarje-1200x630.jpg">Hapat:
- Fillo me Open Graph. Nëse OG është i plotë, mjafton të shtosh
twitter:cardpër të zgjedhur formatin. - Kujdes: këto etiketa përdorin `name`, jo `property`. Është gabimi më i shpeshtë dhe i heshtur.
- Imazhi me URL absolute mbi HTTPS, nën 5 MB.
- Shto `twitter:image:alt` për përshkrimin e imazhit.
- Mos i dublikoni të gjitha fushat nëse OG i ka tashmë — mbivendosja e panevojshme shton peshë pa përfitim.
Si e mat ky mjet
MetaAnalyzer::analyzeTwitterCards() (services/MetaAnalyzer.php:208) mbledh //meta[@name] që nisin me twitter:. Nëse vargu del bosh, shton një konstatim informativ me ndikim të ulët (:222). Kur ka qoftë edhe një etiketë, nuk raportohet asgjë.
Çfarë NUK e mat
Kontrolli mat vetëm nëse ekziston të paktën një etiketë twitter:. Nuk kontrollon nëse twitter:card ka vlerë të vlefshme, nuk sheh nëse imazhi ekziston, dhe nuk e vëren kur etiketat janë shkruar me property në vend të name — në atë rast ato nuk numërohen fare dhe raportohen si të munguara, ndonëse janë shkruar. Nuk merret parasysh as fakti që platforma bie te Open Graph, prandaj një faqe me OG të plotë dhe pa twitter: raportohet si e mangët edhe pse karta do të ndërtohet mirë.
Kodi që e kryen matjen
services/MetaAnalyzer.php:208— MetaAnalyzer::analyzeTwitterCardsservices/MetaAnalyzer.php:222— missing_twitter