Kalo te përmbajtja
SEO Analyzer

Përmbajtje

E-E-A-T: sinjalet e besueshmërisë

A mund t'i besohet faqes; mjeti kërkon lidhje privatësie, kushtesh, kontakti dhe adresë fizike.

Çfarë është

Besueshmëria është shkronja qendrore e E-E-A-T dhe, sipas udhëzimeve zyrtare të vlerësimit, ajo më e rëndësishmja: përvoja, ekspertiza dhe autoriteti shërbejnë për ta mbështetur atë.

Në praktikë ajo do të thotë: a mund ta dijë vizitori kush qëndron pas sajtit, si t'i kontaktojë, çfarë bëhet me të dhënat e tij, dhe a janë pohimet e verifikueshme.

Sinjalet janë të thjeshta dhe pothuajse gjithnjë të pranishme te sajtet serioze: politikë privatësie, kushte përdorimi, adresë dhe kontakt të vërtetë, lidhje e sigurt, dhe çmime e kushte të shkruara qartë.

Pse ka rëndësi

Mungesa e këtyre elementeve është sinjali më i shpejtë që një vizitor lexon. Një dyqan pa adresë, pa telefon dhe pa kushte kthimi nuk merr porosi — pavarësisht sa i bukur është.

Për faqe ku përdoruesi jep para ose të dhëna personale, kjo është vendimtare dhe ligjërisht e detyrueshme në pjesën më të madhe të rasteve.

Për motorët, besueshmëria është përcaktuese te tema ku informacioni i gabuar dëmton — shëndet, financa, siguri, të drejta. Për ato tema, një faqe pa sinjale besueshmërie nuk del lart pavarësisht cilësisë së tekstit.

Dhe ka një asimetri: ndërtimi i besimit merr kohë, humbja e tij merr një incident. Një pohim i rremë i zbuluar prek gjithë sajtin, jo vetëm faqen ku u shkrua.

Si rregullohet

  • Politikë privatësie e vërtetë, që thotë çfarë mbledh, pse, sa gjatë dhe me kë ndahet.
  • Kushte përdorimi për çdo shërbim me pagesë ose llogari.
  • Kontakt i plotë: adresë fizike, telefon, email — jo vetëm një formular.
  • Faqe "Rreth nesh" me njerëz të vërtetë.
  • Lidhje e sigurt në çdo faqe.
  • Çmime dhe kushte të shkruara qartë, pa kosto të fshehura.
  • Mos shto vlerësime, yje apo dëshmi që nuk i ke marrë. Kjo është mashtrim, dhe pasojat prekin gjithë sajtin.

Si e mat ky mjet

EEATAnalyzer::analyzeTrust() (services/EEATAnalyzer.php:212) mbledh pikë nga gjashtë sinjale:

  • +20 për lidhje me privacy te URL-ja ose te teksti (:218)
  • +15 për lidhje me terms (:227)
  • +20 për lidhje contact, mailto: ose tel: (:234)
  • +15 për <address>, klasë address, ose një shabllon adrese në stilin anglo-amerikan si 12 Main Street (:241)
  • +15 nëse URL-ja nis me https:// (:250)
  • +15 për prani vlerësimesh — elemente me klasë review, rating a stars, ose fusha vlerësimi te të dhënat e strukturuara (:255)

Nota peshon 25% te totali (:40). Nën 50 jep konstatim kritik (:44).

Çfarë NUK e mat

Të gjitha fjalët kyçe të kërkuara janë angleze. Mbi një faqe shqip ky zbulim praktikisht nuk punon: fjalët e barasvlershme shqipe nuk janë në asnjë nga shprehjet e rregullta. Fjalët privacy, terms, contact nuk shfaqen te një sajt shqip me lidhje /privatesia, /kushtet, /kontakt — prandaj 55 nga 100 pikët e besueshmërisë janë të paarritshme për një faqe krejt shqip, edhe kur të tria faqet ekzistojnë. Kjo është arsyeja kryesore pse konstatimi kritik "Low Trust Signals" shfaqet pothuajse gjithnjë te sajtet shqiptare.

Shabllloni i adresës kërkon fjalë si Street, Avenue, Road — një adresë kosovare ose shqiptare nuk përputhet.

Sinjali i vlerësimeve jep pikë thjesht sepse faqja përmban një klasë me rating ose stars; ai nuk verifikon asnjë vlerësim dhe as nuk kontrollon nëse ato janë të vërteta. Një faqe me vlerësime të shpikura merr të njëjtat 15 pikë si një me vlerësime reale.

Ekziston edhe një defekt i matur te thirrja: te services/SeoAnalyzer.php:87 argumentet e URL-së dhe të HTML-së janë të këmbyera, prandaj kontrollet që varen nga URL-ja lexojnë tekstin HTML. Matur mbi një faqe kontrolli, nota e përgjithshme E-E-A-T ra nga 258 vetëm për këtë shkak (MASTER_PLAN/audits/61-ANALIZUESIT-INVENTAR.md §4.1). Kjo prek drejtpërdrejt dimensionet e autoritetit dhe të besueshmërisë, të cilat japin pikë për HTTPS.

Kodi që e kryen matjen

  • services/EEATAnalyzer.php:212EEATAnalyzer::analyzeTrust
  • services/EEATAnalyzer.php:218privacyLink
  • services/EEATAnalyzer.php:44Low Trust Signals